City mposhti sërish Arsenalin dhe rikthehet në vendin e parë

Beteja për titullin në Premierligë vazhdon me një dinamikë ndryshe pasi Manchester City arriti të mposht Arsenalin për të 11-tën herë radhazi në ndeshjet e kampionatit, kësaj radhe me rezultat 1:3 si mysafirë për t’u rikthyer në vendin e parë në tabelë (edhe pse me një lojë më shumë).

Përplasja mes dy skuadrave më të mira të këtij edicioni në ligën angleze është cilësuar si një provë se si do të shkojë gara për titull dhe deri më tani është e qartë se ka një rrugë të gjatë dhe të paqartë përpara deri në maj.

“Qytetarët” kaluan fillimisht në avantazh në minutën e 24-t, kur Kevin de Bruyne shënoi golin e parë pas një gabimi të Tomiyasu, por pjesa e parë kaloi në shenjë të Arsenalit, i cili kishte më shumë lojë dhe raste. Goli i kundërshtarit për të barazuar erdhi në minutën e 42-të me golin e Bukayo Sakës nga pika e bardhë pas reagimit brutal të Edersonit në zonën e rreptësisë.

Megjithatë, pjesa e dytë ishte tërësisht në favor të skuadrës së Pep Guardiolës. Pas largimit të Riyad Mahrez dhe zëvendësimit të tij me Manuel Akanji, City filloi të krijonte më shumë raste, duke kulmuar me golin e Jack Grealish në minutën e 72-të pas një lëvizjeje të mirë. Vulën e ndeshjes dhe konfirmimin e fitores e vuri Erling Haaland pas asistimit të bukur të De Bruyne në minutën e 82-të të takimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *