Chelsea i rikthehet kërkesës për transferimin e kampionit të botës

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Chelsea ka caktuar të hënën bisedimet e reja me Benfica për mundësinë e transferimit të Enzo Fernandez.
Mesfushori argjentinas vlerësohet nga klubi portugez me shifrën e 120 milionë eurove dhe këtë kërkesë janë në gjendje ta pranojnë londinezët.
Megjithatë, duhet të bindet edhe kryetari i klubit të Benfica, Rui Costa, i cili më parë ka deklaruar se nuk dëshiron ta largojë 22 vjeçarin në janar.