Chelsea do të paguajë 127 milionë euro për Enzo Fernandez

Chelsea e ka fituar garën për futbollistin e ri më të mirë të Kupës së Botës, argjentinasin Enzo Fernandez. Pas paraqitjeve të tij të shkëlqyera në Botërorin e Katarit, u bë e qartë se ai vështirë se do të qëndronte në Benfica.

Siç raporton “Calcomercato”, Chelsea ka rënë dakord për të gjitha detajet në lidhje me blerjen e Fernandez. Klubi anglez do të paguajë më shumë se sa është klauzola e blerjes për mesfushorin e shkëlqyer.

Benfica do të marrë deri në 127.000.000 euro në tre këste dhe çmimi total e kalon klauzolën e blerjes me 7.000.000 euro. Pas problemeve të mëdha me dëmtimet, N’Golo Kante nuk e ka më statusin e “të paprekshmit”, menaxheri Gram Potter kërkonte përforcime në mesfushë, ndaj Enzo Fernandez duhet të veshë së shpejti fanellën e Chelseat.

Në anën tjetër, Benfica e gjeti shpejt një lojtar të ri për ta zëvendësuar, mesfushorin e Racing, Carlos Alcaraz, i cili vlerësohet në rreth 17,000,000 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *