Çfarë super goditje nga distanca | Goli i javës shënohet në derbin Feyenoord – Ajax
Një gol tejet i bukur u shënua në derbin e javës në Eredivisie të Holandës, mes Feyenoord dhe Ajaxit e vlefshme për xhiron e 17-të.
Skuadra vendase ka kaluar në epërsi 1-0 ndaj Ajax me golin e shënuar nga Igor Paixao në minutën e 34-të.
Braziliani 22-vjeçar bëri një goditje të fortë dhe të saktë drejt portës së kundërshtarit dhe shënoi një gol tejet të bukur, ndoshta më të mirin e javës.
