February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 15, 2026

Cavani: Ky gjyqtar duhet të arrestohet, na eliminoi nga Botërori

Zhgënjimi për dështimin e Uruguajit për të arritur në 1/8 finale të Kupës së Botës në Katar është ende i ndezur për Edinson Cavanin. Sulmuesi i Valencias sulmoi ashpër Daniel Siebert, gjyqtarin që drejtoi ndeshjen mes “Celeste” dhe Ganës në fazën e grupeve.

Uruguaji i trajnerit të atëhershëm Diego Alonso arriti të fitojë 2-0, por u eliminua nga suksesi i Koresë së Jugut ndaj Portugalisë. Gjyqtari Siebert u kontestua shumë nga amerikano-jugorët, veçanërisht për mosakordimin e dy penalltive, pavarësisht përdorimit të VAR.

“Matador” doli i tërbuar dhe para se të shkonte në dhomat e zhveshjes shkatërroi monitorin e VAR-it. Për atë gjest, Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka hapur një dosje. Duke folur për “Cadena Ser”, ish-lojtari i Palermos dhe Napolit në Serie A e drejtoi gishtin sërish nga Sieberti:

“Nëse më sanksionojnë se kam goditur VAR-in, atëherë për eliminimin tonë nga Kupa e Botës duhet të arrestojnë arbitrin Sieberti. Këto janë gabime që nuk mund t’i bësh me VAR, me të gjitha kamerat dhe arbitrat pas”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *