Carlo Ancelotti s’ka asnjë dyshim se kush e fiton “Topin e artë” këtë vit

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti nuk ka të ndalur lëvdatat për yllin e skuadrës së tij, Vinicius Jr.

Dhe mbrëmë e dëshmoi atë, pasi që braziliani shënoi një hattrick ndaj nënkampionit të Evropës, Borussia Dortmundit.

Italiani u shpreh po ashtu se sulmuesi brazilian pritet të fitojë “Topin e artë”.

“Vinicius Jr do ta fitojë ‘Topin e artë’, për mendimin tim. Ai do të marrë çmimin”. “Nuk bëhet fjalë për sonte… është ajo që ai bëri sezonin e kaluar. Hat-triku i sontshëm mund të ndihmojë rastin e tij për ‘Topin e artë’ të radhës!”- u shpreh Ancelotti.

Kujtojmë se mbrëmë Real Madridi mposhti Borussia Dortmundin në “Santiago Bernabeu” me rezultat të thellë 5-2, me golat e shënuar nga Vinicius (3), Lucas Vazquez, Rudiger dhe Bynoe Gittens dhe Malen për Dortmundin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *