Cancelo parapëlqen Arabinë Saudite, i dërgohet oferta e parë Manchester Cityt

Mbrojtësi i Kombëtares së Portugalisë, Joao Cancelo është afër të bëjë një ndryshim në karrierën e tij.
Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano, skuadra nga Arabia Saudite, Al Hilal ka dërguar ofertën e parë te Manchester City për mbrojtësin e krahut.
Cancelo sezonin e kaluar ishte i huazuar te Barcelona dhe sërish ka marrë informacione nga trajneri Pep Guardiola se nuk bën pjesë në planet e tij.
Al Hilal pritet të përforcohet me Cancelon dhe të luftoj për të gjitha trofetë, ashtu siç bëri edicionin e kaluar.
Cancelo pritet të vendos për të ardhmen e tij shumë shpejt, kurse te skuadra arabe nëse transferohet do të punojë me trajnerin nga Portugalia, Jorge Jesus.