May 2025
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  
May 9, 2025

Berlusconi: Ja pse nuk ia mora Maradonën dikur Napolit, sot ëndërroj Haaland ose Mbappè në “San Siro”

Ish-presidenti i kuqezinjve, sot në krye të Monza, ka bërë një rrëfim tejet interesant për “Gazzetta dello Sport”, në prag të supersfidës Napoli-Milan. Në të, Silvio Berlusconi nënvizon: “Kam folur me Maradonën, por nuk mund ta merrja te Milani. Do të ishte si të merrja zemrën e një qyteti (Napolit). Te lojtarët e sotëm shoh një Kvara më të plotë, por Leao ka stilin e të mëdhenjve”.

Këto zbulime të “Kavalierit” vijnë pikërisht ditën e përballjes mes Napolit dhe Milanit në stadiumin “Maradona”, sfidë e vlefshme për Serie A, e cila iu paraprin dy ballafaqimeve çerekfinale mes këtyre dy skuadrave në Champions League.

Historia – Eleonora Berlusconi, më 1 maj 1988, fluturoi në ajrin e St.Moritz. Milani po luante për titull atë pasdite, por babai Silvio vendosi të mos shkonte në Napoli. Atje kishte shumë tension. Në prag të ndeshjes, ai fluturoi për në Milanello dhe foli gjatë me lojtarët, një nga një, si në një rrëfim. Pastaj u rekomandoi të gjithëve: “Djema, përqendrohuni…”

Ditën e ndeshjes u sistemua me familjen në malet zvicerane. Stafi i “Jolly”, një hotel napolitan ku Sacchi kishte çuar ekipin për të fjetur para ndeshjes, vrapoi për të zhbllokuar një ashensor, për të çliruar Van Basten, i cili ishte bllokuar në mënyrë zhurmëmadhe.

Nga ana tjetër, Berlusconi duhej të bindte televizionin zviceran që të lëvizte sinjalin, për ta lejuar atë dhe tifozët e Milanit përtej kufirit të shihnin ndeshjen. Pak orë më vonë, një festë e madhe për të gjithë: Van Basten luajti dhe shënoi, ndërsa Berlusconi në bilbilin e fundit u gëzua me vajzën e tij, e cila u hodh në ajër dhe u kap në gjestin klasik të shumë baballarëve.

E sotmja – Berlusconi, ish-presidenti i Milanit, ka treguar në këtë intervistë edhe se cilin do të merrte të kuqezinjtë aktualisht: “Kë do ta merrja te Milani në një botë ideale? Haaland ose Mbappé. Ata janë e tashmja dhe e ardhmja e futbollit”.

Ja deklarata e plotë e Berlusconi:
“Kaq shumë kujtime, kaq shumë emocione. Mbi të gjitha, jam ende i emocionuar të mendoj për duartrokitjet që na dha turma e mrekullueshme e Napolit në fund të lojës. Dëshmi e stilit dhe sportivitetit të jashtëzakonshëm, një nga arsyet pse Napoli është dhe do të jetë gjithmonë në zemrën time.

Nga ajo ndeshje nuk mund të harroj një Gullit të mahnitshëm, të paarritshëm, dy golashënues të jashtëzakonshëm si Virdis dhe Van Basten, por edhe një gol të mrekullueshëm të Maradonës nga gjuajtja e lirë. Një nga ato mrekullitë e futbollit, që vetëm ai mund ta bënte.

Atë ditë, duke kapërcyer Napolin shumë të fortë, Milani im fitoi efektivisht titullin e tij të parë. Trofeu i parë i një epopeje të pashoqe, i realizuar me një menaxher të jashtëzakonshëm dhe mik të vërtetë si Adriano Galliani. Një epope që e bëri Milanin ekipin më të titulluar në botë dhe që më bën ende presidentin e klubit që ka fituar më shumë tituj në historinë e futbollit botëror.

Sipas FIFA-s, Milani i Arrigo Sacchi-t luajti futbollin më të bukur në histori. Në fakt është e vështirë të thuhet, por sigurisht emocioni për të parë atë ekip duke luajtur, në ndeshje si ajo Napoli-Milan, ishte e pakrahasueshme. Unë jam i lumtur që babai im, i cili më kishte çuar për dore, që në fëmijëri, për të gëzuar dhe vuajtur për Milanin, ishte ende atje atë ditë.

Një keqardhje shumë e thellë, jo vetëm sepse Maradona ishte lojtari më i madh i gjeneratës së tij. Ai ishte një person i brishtë, ndoshta disiplina dhe vëmendja ndaj individëve që ekzistonte te Milani im do ta kishte ndihmuar të shmangte disa gabime. Por atë ditë, duke biseduar me të, kuptova një gjë: Maradona ishte Napoli, ai ishte simboli dhe flamuri i Napolit më të madh në histori, të paktën deri më sot.

Flamujt nuk mund të blihen dhe nuk mund të zhvendosen. Do të ishte sikur të merrja zemrën e një qyteti të tërë dhe ta transferoja në Milano. Do të ishte e padrejtë, nuk mund të bëhej. Këtë vlerësim e ndau edhe vetë Diego, i cili kishte një ndjeshmëri të madhe”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *