Berat Gjimshiti në pikëpyetje për ndeshjet e tetorit?

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti mund të mungoj në ndeshjet e muajit tetor.

Siç raporton Klaudio Ndreca, gazetari shqiptar – Gjimshiti është duke u stërvitur individualisht te Atalanta shkaku i një lëndimi të lehtë.

Gjimshiti po bëhet gati për ndeshjen e së shtunës ndaj Genoas, por është në pikëpyetje dhe kështu mund të mungoj edhe te fanella “kuqezi”.

31-vjeçari mungoi edhe në dy ndeshjet e muajit shtator dhe tani është në pikëpyetje për takimet kundër Gjeorgjisë dhe Republikës së Çekisë.

Kujtojmë që Bera gjatë kësaj jave shënoi gol me Atalantan në UEFA Champions League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *