Beknaz Almazbekov përforcimi i ri i Llapit

Llapi ka njoftuar opinionin se pas bisedimeve të shumta me klubin Galatasaray, ka gjetur dakordësinë për transferimin e sulmuesit të krahut, Beknaz Almazbekov.

19-vjeçari, hapat e parë i ka marrë në Ilbirs Bishkek, e më pas nga viti 2018 tek Galatasaray duke kaluar kategoritë e reja dhe duke pasur paraqitje shumë të mira për ekipin turk.

16 gola e 7 asistime ka realizuar për Galatasaray U19, prej ku edhe është transferuar tek ekipi ynë.

Almazbekov poashtu është edhe reprezentues i rregullt i Kombëtares së Kyrgyzstan, nga mosha U16 e deri në ekipin e parë kombëtar.

Klubi ka kompletuar me kohë dokumentacionin për regjistrimin e tij dhe ai do jetë një forcë shtesë për ekipin në ndeshjet në vijim të kampionatit, menjëherë pas pushimit të Kombëtareve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *