“Bëhu i fortë Kore”, lojtarët e Cluj me mesazh për Meriton Korenicën: Ne jemi me ty!

Skuadra e Cluj është duke luajtur ndeshjen ndaj Hermannstadt e vlefshme për javën e dhjetë në futbollin rumun.

Në këtë ndeshje mungon lojtari kosovar, Meriton Korenica, të cilit i ka vdekur babai.

Por, Korenicën nuk e harrojnë bashkëlojtarët – të cilët në fushë u paraqiten me fanella të zeza me mbishkrimin: “Bëhu i fortë Kore. Ne jemi me ty”.

Kujtojmë që Korenica po kalon momente të mira në ekipin rumun, ku në tetë ndeshje ka shënuar një gol.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *