Bayerni fiton me lehtësi ndaj Augsburgut

Bayern Munich ka marrë edhe fitoren e dytë në Bundesliga, teksa ka mposhtur Augsburgun me rezultat 3-1.
Bayerni e nisi duke dominuar ndeshjen, teksa për të parë golin e parë në këtë duel u desh të pritej minuta e 32-të.
Leroy Sane u fut bukur në zonë dhe goditi, teksa nga topi i kthyer Uduokhai e dërgoi topin gabimisht në rrjetën e tij duke i dhënë epërsinë bavarezëve 1-0.
Vetëm tetë minuta më vonë bavarezët ngritën epërsinë në 2-0, kur Harrye Kane realizoi nga penalltia.
Dominimi i vendasve vazhdoi edhe në pjesën e dytë, teksa kur kaluan 69 minuta lojë shënuan edhe golin e tretë.
Një asistim fantastik nga Alhonso Davies bëri që Harry Kane ta dërgonte topin në rrjetë për 3-0.
Krejt çfarë bën mysafirët ishte një gol i nderit në fund të ndeshjes me autor Bejlon.
Bavarezët vazhdojnë të qëndrojnë në krye të tabelës me gjashtë pikë, derisa Augsburgu ka vetëm një pikë pas dy ndeshjeve.