Barcelona pa Ter Stegen, Keylor Navas ose Loris Karius janë “shpëtimtarët”?

Ter Stegen do të jetë mungesa e madhe e Barcelonës për disa javë. Portieri gjerman ka pësuar lëndim ndaj Villarealit dhe do të jetë jashtë fushave për një kohë të pacaktuar.

Skuadra katalonase ka dy opsione në tavolinë, t’i besojë rezervistit Inaki Pena apo të gjejë alternativa të reja për portën. 

Në mediat katalonase fliten dy emra si zëvëndësues të Ter Stegen. 

Keylor Navas dhe Loris Karius janë portierë të lirë në treg dhe njëri nga ta mund të jetë “shpëtimtari” i Barcelonës. 

kuadra i ka besuar vendimin Hansi Flickut, i cili do të vendosë nëse do të vazhdojë kampionatin me Pena në portë, apo do të gjejë një portier të lirë në treg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *