February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 14, 2026

Barcelona ka gati planin e detajuar, kthimi i Messit përfaqëson deri 30% të të ardhurave të sezonit të ardhshëm

Barcelona duket e vendosur për ta rikthyer Lionel Messin në “Camp Nou”. Kontrata e yllit argjentinas me PSG përfundon në fund të këtij sezoni dhe me gjasë nuk ka ndërmend të rinovojë. Joan Laporta po bën të gjitha llogaritë se sa mund t’i kushtojë ky operacion, shumë i dëshiruar nga krejt populli katalanas, sepse bëhet fjalë për ish-kapitenin dhe lojtarin e konsideruar më të mirin në historinë e futbollit.

Njëherazi, bordi drejtues i klubit blaugrana po shqyrton rrugët e mundshme për të siguruar shërbimet e shtatë herë fituesit të “Topit të Artë”. “Mundo Deportivo” ka renditur faktet që mund t’i ribashkojnë palët, pas ndarjes së papritur dhe të dhimshme të verës 2021:

Klubi beson se nënshkrimi i Leos mund të përfaqësojë midis 25 dhe 30% të të ardhurave të sezonit të ardhshëm.

Barcelona do të donte që ai të nënshkruante për dy sezone dhe e sheh të mundur të gjenerojë një ndikim global si ai i nënshkrimit të ‘Air Jordan’.

Bordi drejtues i kryesuar nga Joan Laporta janë të palëkundur në rikthimin e Leo Messit si nënshkrimi i madh për sezonin e ardhshëm. Vullnet që nxitet nga fakti se argjentinasi nuk po rinovon me PSG, klub me të cilin i përfundon kontrata 30 qershorin e ardhshëm. Përveç kësaj, trajneri i bluve Xavi Hernandez mezi pret rikthimin e Messit dhe flet rregullisht me të, diçka që nuk e ka fshehur as privatisht dhe as publikisht.

Meqenëse nuk e ka mbyllur derën as për rikthimin e ish-kapitenit, Xavi mendon aq pozitivisht sa tashmë po planifikon sezonin e ardhshëm me Leon në skuadrën e tij.

Me pak fjalë, Barça e ka të qartë se prioriteti i saj është të rikthejë Messin, i cili më 23 qershor do të jetë 36 vjeç. Ai do të jetë lojtar i lirë për arsye sportive, por tejet sentimental dhe shumë i rëndësishëm në planin ekonomik për Barcelonën. Në klubin azulgrana besojnë se rikthimi i yllit argjentinas do të përfaqësonte një injeksion të madh moral për tifozët në sezonin e mërgimit në stadiumin “Montjuïc”, por edhe një burim të madh të ardhurash. Në fakt, siç zbuloi “Mundo Deportivo”, burimet kryesore të kreditit në klub besojnë se Messi mund të gjenerojë 25 për qind të të ardhurave.

Disa parashikime të brendshme, më të guximshmet, madje besojnë se ajo përqindje mund të arrijë 33%. Pra një e treta e asaj që do të fitohej do të ishte falë Messit.

Buxheti i fundit i të ardhurave të Barçës parashikonte 1.255 milionë euro, por sepse kishte leva. Kjo është arsyeja pse, për të qenë në gjendje të konceptojë mirë atë që supozohet të përbëjë rikthimi i Messit, “Mundo Deportivo” u konsultua me burime nga bordi i mëparshëm katalanas, i cili e kishte argjentinasin si lojtar para pandemisë. Në rastin e tyre ata tregojnë se ndikimi i të ardhurave të Leos ishte midis 250 dhe 300 milionë euro. E gjitha kjo, si lojtari më i mirë në botë, për sa i përket mallrave (shitje fanellash, për shembull), biletave, sponsorëve që tërheq, ndikimin në rrjetet sociale, turnetë dhe vizitat turistike që ishin destinuar për “Camp Nou”.

Ndikon shumë aspekti komercial, sepse tani Messi ka statusin e ri të kampionit të botës me kombëtaren argjentinase. Diçka që PSG mezi ka mundur ta kapitalizojë, ndër arsyet e tjera pse mundi Francën dhe ikonën e saj Mbappé.

Plani i Barçës kalon përmes nënshkrimit të Messit për një ose dy vite. Dmth, po të ishte për entitetin e Barcelonës, ai jo vetëm që do të bashkohej me argjentinasin për një ‘kërcim të fundit’ të një sezoni, por do të përpiqej të nënshkruante me atë deri në festën e 125-vjetorit, që do të mbahet në fund të vitit 2024.

Burime në klubin blugrana pranojnë se monetizimi i mirë i rikthimit të Messit do të ishte një sfidë e madhe dhe nëse bëhet siç duhet, përfitimi ekonomik mund të jetë stratosferik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *