Barcelona dhe klube të mëdha pas sulmuesit kosovar, Asllani në formë të jashtëzakonshme!
Fisnik Asllani po kalon një sezon të shkëlqyer në Bundesliga. Sulmuesi 23-vjeçar i Kombëtares së Kosovës ka realizuar golin e tij të pestë në kampionat, në fitoren 3:1 të Hoffenheimit ndaj Heidenheimit.
Gazetari i njohur gjerman i Sky Sport, Florian Plettenberg, ka bërë të ditur se Asllani pritet të largohet nga Hoffenheim gjatë verës, për shkak të një klauzole lirimi në kontratë.
Sipas tij, Barcelona është ndër klubet e interesuara për sulmuesin kosovar, ndërkohë që interesim kanë shfaqur edhe disa ekipe nga Anglia dhe disa skuadra të tjera të mëdha gjermane.
Asllani po konsiderohet si një nga talentet më premtues të Bundesligës, teksa forma e tij e lartë po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje në arenën ndërkombëtare.
“Barcelona dhe disa klube nga Anglia e Gjermania po e ndjekin me kujdes” ka shkruar Plettenberg në rrjetin social X.
