Barcelona cakton kapitenët e ekipit

Drejtuesit dhe trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka emëruar tashmë kapitenin e ekipit për sezonin 2024/25.
Barcelona duket se ka zgjedhur pesë emra për të qenë kapitenë të ekipit në këtë sezon.
Marc-Andre Ter Stegen, Ronald Araujo, Frenkie de Jong, Raphinha dhe Pedri janë pesë kapitenët e Barcelonës për sezonin 2024/25.
Rendi nuk është i rastësishëm, ata do të marrin rolet e tyre të kapitenit në këtë sekuencë të saktë.
Ajo që është veçanërisht befasuese është se ka pesë kapitenë në vend të katër të zakonshëm, por veterani Robert Lewandowski nuk është në mesin e tyre.
Përfshirja e Raphinhas si kapiten është gjithashtu mjaft e papritur dhe befasuese.