Ballkani triumfon ndaj Prishtinës, Suhareka fiton në udhëtim ndaj Ferizajt

Java e 5-të e Albi Mall Superligës filloi me dy përballje të nxehta, ku skuadrat elitare të Kosovës u rikthyen në fushë pas pauzës për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare.

Në Suharekë, Ballkani triumfoi ndaj rivalit të madh, Prishtinës, me rezultat minimal 1:0. Protagonisti kryesor ishte Bernard Karrica, i cili në minutën e 82-të arriti të zhbllokojë rezultatin pas një asistimi të mrekullueshëm nga Ermal Ismajlgeci. Në tentimin e parë, portieri i Prishtinës, Ardit Nika, ndali goditjen, por në përpjekjen e dytë, Karrica gjeti rrugën drejt rrjetës, duke siguruar fitoren e Ballkanit. Kjo ndeshje ishte e veçantë edhe për debutimin e trajnerit të ri të Ballkanit, Artim Pollozhani, i cili e udhëhoqi ekipin e tij drejt një fitore të rëndësishme.

Me këtë triumf, Ballkani forcoi pozitat në krye të tabelës me 10 pikë, aq sa ka tashmë edhe rivali i qytetit, Suharekën, që po ashtu shënoi fitore. Suhareka mposhti Ferizajn në udhëtim me rezultat të ngushtë 1:0. Goli vendimtar erdhi nga Liridon Fetahaj në minutën e 30-të, duke i dhënë ekipit mysafir tri pikë të vlefshme. Për Ferizajn, kjo ishte humbja e tretë në kampionat.

Nesër zhvillohen dy ndeshje tjera: Dukagjini – Malisheva dhe Llapi – Drita, derisa të hënën luajnë Gjilani – Feronikeli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *