Ballkani merr kreun e tabelës, mposht në shtëpi Malishevën

Ka përfunduar superndeshja e javës së 13-të në Albi Mall Superliga.
Ballkani, ka arritur të mposhtë Malishevën në Suharekë me rezultat minimal 1-0.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga sulmuesi Sunday Adetunji, i cili realizoi për kampionët në minutën e 39-të.
Me këtë fitore, Ballkani merr kreun e tabelës dhe ka 25 pikë, po aq sa vendi i dytë, Drita.