Ballkani fitues i Kupës së Kosovës, Prishtina mbetet pa pjesëmarrje në Evropë
Ballkani ka shënuar fitore në finalen e Kupës së Kosovës në futboll, pasi e ka mundur Prishtinën, pas penalltive me rezultat 4:2.
Ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve u mbyll 2:2.
Derisa në kohën e rregullt ishte hero, duke rikthyer në lojë Prishtinën me dy golat e tij, Albin Krasniqi në serinë e penalltive ishte lojtari tragjik, pasi gjuajtjen e tij e priti Enea Koliqi, derisa i pasaktë ishte edhe Muja.
Golin e epërsisë për Ballkanin e shënoi Walid Hamidi në minutën e 21-të. Meriton Korenica çoi shifrat në 2:0 në minutën e 52-të. Megjithatë, Albin Krasniqi arriti që brenda katër minutave të barazojë shifrat, me golat e shënuar në minutën e 78-të (nga penalltia) dhe në minutën e 82-të.
