February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 14, 2026

Ballkani fiton derbin ndaj Dritës dhe kap kreun, Malisheva e Dukagjini fitojnë si mysafirë

Ballkani ka marrë një fitore të madhe në udhëtim ndaj Dritës, duke u ngjitur në vendin e parë të tabelës në Albi Mall Superligën e Kosovës. Malisheva dhe Dukagjini po ashtu kanë shënuar fitore në ndeshjet e xhiros së 15-të, të zhvilluara të dielën.

Dritë – Ballkani 2:3

Derbi në Gjilan dhuroi spektakël dhe emocione. Suharekasit kaluan herët në epërsi me një supergol nga distanca të Bleart Tolajt (12′). Drita barazoi me Kristal Abazajn (23′), por Ballkani reagoi menjëherë. Giovanni Ribeiro riktheu epërsinë (32′), ndërsa vetëm dy minuta më pas Walid Hamidi shënoi për 3:1. Abazaj realizoi golin e dytë personal dhe të Dritës në minutën e 58-të, por skuadra e Zekirija Ramadanit nuk arriti të shmangë humbjen.

Ferizaj – Malisheva 0:2

Malisheva mori tri pikë të rëndësishme në udhëtim. Etnik Brruti zhbllokoi ndeshjen në minutën e 53-të pas asistimit të Laurent Xhylanit, ndërsa Elom Nya-Vedji vulosi fitoren në minutën e 79-të.

Llapi – Dukagjini 0:1

Dukagjini siguroi fitore të madhe ndaj Llapit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, me një gol të vonshëm të Dardan Berishës, i cili realizoi në minutat e fundit të takimit.

Pas kësaj xhiroje, Ballkani kryeson tabelën me 26 pikë, aq sa ka edhe Prishtina në vendin e dytë. Në fund të renditjes mbetet Prishtina e Re me 14 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *