Ballkani e Drita mësojnë kundërshtarët e mundshëm nëse kalojnë në “play-off” në Conference League

Dy skuadrat kosovare që ende janë pjesë e garave evropiane në këtë edicion, Ballkani dhe Drita kanë mësuar kundërshtarët e tyre të mundshëm në rast të kualifikimit në ‘play-off’-in e Ligës së Konferencës.Kampioni në fuqi, Ballkani, nëse arrin t’i kalojnë me sukses dy sfidat me skuadrën nga Irlanda e Veriut, Larne, në “play-off” do të përballet me humbësin e duelit ndërmjet Lincoln Red Imps dhe Dinamo Minsk. Ndërkohë, Drita nëse e kalon me sukses pengesën e radhës, Auda nga Letonia, në ‘play-off’ do të ketë punë me fituesin e përballjes ndërmjet Legia Varshava dhe Brondby.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *