Atlético kualifikohet në gjysmëfinale, mposht Sevillan

Lojtarët e Atletico Madridit u kualifikuan mbrëmjen e sotme në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit pasi mposhtën në shtëpi skuadrën e Sevillas, me rezultat 1:0. Shënues i golit të vetëm dhe vendimtar në këtë ndeshje ishte Memphis Depay.

Pavarësisht se pamë vetëm një gol, nuk munguan emocionet. Pjesa e parë kaloi në një iniciativë nga “jorganistët” të cilët patën një mundësi ideale për të kaluar në avantazh nga pika e bardhë. Griezmann vendosi topin në pikën e bardhë, por gjatë ekzekutimit rrëshqiti dhe e dërgoi topin mbi traversë. Pasoi një përballje e vërtetë në mesfushë e dy skuadrave, ku nervozizmi rritej minutë pas minute, ndaj arbitri Manzano u detyrua të bënte deri në tetë ndëshkime. Detaji kyç i ndeshjes ndodhi pas hyrjes në lojë të Memphis Depay, të cilit iu deshën vetëm 13 minuta për të bërë më të mirën në kuadratin e penalltisë në të 79-ën pas një pasimi të Koresë dhe tronditi rrjetën e Niland.

Në minutat e mbetura ishte një lojë gjithçka ose asgjë për Sevillan, me Manzanon që në një moment vendosi për penallti për andaluzianët në minutën e fundit të shtesës, por pas shikimit në VAR, ai vendosi të anulojë vendimin. Atlético u bë kështu gjysmëfinalistja e fundit e Kupës së Mbretit, pas Athletic Bilbao, Real Sociedad dhe Mallorcas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *