Atalanta në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, mposht Milanin në ‘San Siro’

Milani është mposhtur në shtëpi nga Atalanta me rezultat 2-1 në kuadër të çerekfinales së Kupës së Italisë.

Pjesa e parë deri në kohën shtesë ishte e qetë, por në minutat e fundit shpërtheu gjithçka në San Siro.

Zhvillohej minuta e 45-të, kur Theo Hernandez asistoi te Rafael Leao i cili nga brenda zonës shënoi për 1-0.

Por pas dy minutash, në minutën e dytë shtesë, Teun Koopmeiners heshtë vendasit dhe shënon për 1-1.

Pjesa e dytë nisi me hov nga të dyja palët, që kishin raste, por ishin mysafirët ata që shënuan.

Zhvillohej minuta e 57-të, kur Atalanta fitoi penallti, ndërsa nga pika e bardhë ishte e saktë Koopmeiners që e la pa shanse Mike Maignan për 2-1.

Milani tentoi të barazonte me rastet e amërikëve, Christian Pulisic dhe Yunus Musah, por pa sukses, pasi Berat Gjimshiti dhe mbrojtja bergamase ishte e saktë.

Me këtë fitore Atalanta kalon në gjysmëfinale ku do të takohet me Fiorentinën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *