Asesi të zë vend në formacionin e parë në Kore, tjetër paraqitje e dobët e Jasir Asanit

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani është duke kaluar në periudhë jo të mirë në futbollin e Koresë me klubin e Gwangju-s.

Asani nuk po arrin të zë vend në formacionin startues të klubit të tij.

Dhe kështu ndodhi edhe në ndeshjen e fundit, kur skuadra e tij fitoi minimalisht 1:0 ndaj Suwon-it.

Asani në tri ndeshjet e tij të fundit gjatë këtij muaji korrik, ka luajtur vetëm si zëvendësues, pa treguar statistika të mira.

Kujtojmë që u raportua se Jasir Asani mund të transferohej në La Liga, por duket se të gjitha lajmet ishin jo të vërteta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *