Arsenali shokohet nga Lens 

Lensi e ka mposhtur Arsenalin 2-1 në ndeshjen që u luajt në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Pas 14 minutash lojë, Gunners kaluan në epërsi me golin e Gabriel Jesus, që u asistua prej Bukayo Sakas.

Por, vendasit i barazuan shpejt shifrat në 1-1, kur realizuan me anë të Adrien Thomasson (25’), që u asistua prej Elye Wahi.

Pjesa e parë përfundoi me këto dy gola, derisa në të dytën Lens shokoi londinezët.

Ishte Wahi që realizoi për 2-1 në minutën e 69-të, me një asistim të FrankoWskit.

Arsenali u mundua deri në fund që të merrte së paku një pikë, mirëpo francezët e mbajtën epërsinë deri në fund.

Lens me këtë fitore është lider me katërt pikë, aq sa ka Sevilla në të dytin, Arsenali me tri dhe PSV ende pa pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *