February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 15, 2026

Arsenali fluturon drejt fazës së eliminimit, Napoli ngec në barazim pa gola

Mbrëmja e sotme solli emocione të përziera për dy skuadrat e mëdha evropiane. Arsenali vazhdoi formën e tij perfekte, ndërsa Napoli i Amir Rrahmanit u ndal në një barazim pa gola kundër Eintracht Frankfurt.

Arsenali e ka konfirmuar edhe një herë dominimin e tij në këtë edicion të Ligës së Kampionëve. “Topçinjtë” fituan me rezultat bindës 3-0 ndaj Slavia Pragës, duke e zgjatur serinë e fitoreve në katër ndeshje nga po aq të zhvilluara. Me këtë triumf, skuadra e Mikel Artetës siguron kreun e grupit me 12 pikë të plota dhe bën një hap të madh drejt kualifikimit të drejtpërdrejtë në fazën e 1/8 së finales.

Trajneri Arteta vendosi të freskonte skuadrën, duke lënë pushim disa nga titullarët e zakonshëm në prag të ndeshjeve të rëndësishme në Premier League. Megjithatë, edhe me disa ndryshime në formacion, londinezët nuk patën vështirësi për të kontrolluar takimin.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 32-të, kur Bukayo Saka realizoi me saktësi nga pika e bardhë pas një penalltie të shkaktuar nga Provod. Pjesa e dytë nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për Arsenal. Vetëm një minutë pas rifillimit të lojës, Mikel Merino – i vendosur në rolin e “nëntëshe false” për shkak të mungesës së Viktor Gyökeres – dyfishoi avantazhin pas asistit të Leandro Trossard.

Spanjolli kompletoi një paraqitje fantastike edhe me golin e dytë personal në minutën e 68-të, kur shfrytëzoi në mënyrë perfekte pasimin e Declan Rice për ta mbyllur ndeshjen me rezultatin 3-0.

Përveç fitores, Arsenali regjistroi edhe një moment historik: debutimin e Max Doumen, i cili në moshën 15 vjeç e 308 ditë u bë lojtari më i ri në historinë e Ligës së Kampionëve.

Slavia Praga mbetet me vetëm dy pikë dhe e sheh gjithnjë e më të zbehtë mundësinë për të vazhduar në garat evropiane.

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes të orës 19:00, Napoli nuk arriti të shfrytëzojë epërsinë e terrenit dhe u ndal në një barazim pa gola ndaj Eintracht Frankfurt, në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Skuadra italiane krijoi disa raste të mira, por mungesa e efikasitetit i kushtoi rëndë. Një nga protagonistët më aktivë në fushë ishte Elif Elmas, i cili luajti 90 minuta të plota dhe në minutën e 13-të pati një mundësi ideale për të kaluar Napolin në avantazh, por portieri Ceterer reagoi në kohë për të shmangur golin.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, udhëhoqi mbrojtjen me siguri, duke ndihmuar që skuadra të ruante portën e paprekur, megjithatë mungoi shkëlqimi në fazën sulmuese.

Pas katër ndeshjeve të para në grup, Napoli dhe Eintracht Frankfurt kanë nga katër pikë, duke mbajtur të hapur garën për vendin e dytë që dërgon në fazën e eliminimit direkt. Në raundin e ardhshëm, napolitanët presin Qarabagun, në një ndeshje ku fitorja do të jetë jetike për ambiciet e tyre evropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *