Arsenali fiton me përmbysje në derbi, City tani duhet ta ndjekë

Arsenali rifillin aty ku e la përpara nderprerjes së Premier League per shkak te Botërorit, duke fituar ndeshjen e katërt radhazi dhe arratisur keshtu tashme ne 10 pike larg Manchester Cityt qe eshte i detyruar te fitoje neser per te mos humbur terren… Skuadra e Mikel Artetës mposhti 3-1 West Ham në “Emirates Stadium”.

Në “Emirates Stadium” derbi mes Arsenal dhe West Ham ka dhuruar befasi qe ne pjesen e pare. Pas një nisje të zjarrtë nga lojtarët e Arsenal, goli vjen nga ana tjetër ku pas akordimit të një 11-metërshi në favor të West Ham, Said Benrahma godet topin saktë në portën e Ramsdale.

GOLI I BEHRAMA – VIDEO

Ne fillim te pjeses se dyte megjithate Arsenali i Arteta ka gjetur golin me te zakonshmin Bukayo Saka qe ka perfituar nga goditje e dobet e Odegaard duke stopuar brenda zones dhe ne fije te pozicionit jashte loje duke shenuar. Ishte nje top i rikuperuar nga Parthey ndaj Rice.

GOLI I SAKA – VIDEO

Menjehere 6 minuta me pas do te vije edhe goli i permbysjes per djemte e Arteta. Martinelli godet bukur brenda zone duke gjetur edhe reagimin e dobet te portierit kundershtar dhe shenuar 2-1. Asist nga Granit Xhaka. Cohet ne kembet edhe Arsene Wenger, legjenda e stolit te Arsenali… Me vone do te ishte Nketiah ai qe do te rrumbllakoste shifrat ne 3-1.

GOLI I MARTINELLI – VIDEO

Sfidat e tjera – Shumë gola pati ne pasditen e Premier League, ku po zhvillohet i zakonshmi dhe klasiku Boxing Day… Ne dreke ishte Tottenham ai qe hapi serine e ndeshjeve dhe sigurisht qe ishte barazimi 2-2 ndaj Brentford qe beri pak befasi edhe pse ishte i merituar per ate qe u pa ne fushe…

Me vone, Fulham shëtiti në fushën e Crystal Palace (tre gola te shenuar nga Reid, Ream dhe Mitrovic, teksa vendasit luajten me 9 pas dy kartonesh te kuq), si dhe Newcastle (Wood, Almiron dhe Joelington shenuan) dhe Brighton në ato të Leicester dhe Southampton.

Qymyrxhinjte bardhezi janë momentalisht të dytet në tabelë pas Arsenalit, edhe pse kanë dy ndeshje përpara Manchester Cityt. Nje sezon deri tani fantastik sidomos per Almiron qe ka shenuar 9 gola ne Premier League.

Fitorja e minutës së fundit për Wolverhampton të Lopeteguit (në debutimin e tij) në fushën e Everton fut ne krize Lampard. Legjenda e futbollit anglez tani është në telashe duke qene se nje tjeter rezultat negativ ne te ardhmen mund te jete fatal per fatij e tij ne stol…

Sakaq, ne oren 18:30 ne fushe zbriti Liverpool i Jurgen Klopp. Nje suskes 1-3 ne “Villa Park” ndaj Aston Villa teksa pjesa e pare ishte 0-2 me golat e Salah qe vazhdon te jete nje snajper dhe mare pjese ne 16 gola kete sezon per “Reds” (duke bashkuar edhe asist) Sakaq, me pas shenoi Van Dijk dhe mbylli sfiden i riu Bajcetic pasi Watkins shkurtoi shifrat. Neser do te jete radha e Manchester City, Chelsea dhe Manchester United!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *