February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 14, 2026

Arsenal kërkon t’i marrë një tjetër lojtar Man.City

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, kërkon t’i rrëmbejë mikut të tij Pep Guardiola një tjetër lojtar. Bëhet fjalë për mbrojtësin portugez Joao Cancelo, që aktualisht luan në huazim me Bayern Mynih. Cancelo u transferua këtë janar te bavarezët, ku ka bërë një paraqitje të mirë.

Për Arsenal nuk do të jetë aspak e lehtë të sigurojë shërbimet e 28-vjeccarit, pasi për të ka shumë kërkesa. Fillimisht ai do të rikthehet në Manchester pas përfundimit të sezonit dhe më pas për të pritet të nisë një ankand. Kostoja e mbrojtësit të krahut shkon rreth 50 milionë euro.

Arsenal kërkon të mbyllë një marrëveshje me City ashtu sikurse bënë edhe vjet me Oleksandr Zinchenko. Gjithsesi, për Joao Cancelo janë interesuar edhe Barcelona si dhe vetë Bayern Mynih, që kërkojnë ta mbajnë në skuadër edhe një sezon. Për t’u parë është nëse Manchester City do ta lëshojë sërish në huazim apo do ta shesë lojtarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *