Arsenal e nis me fitore, Brighton gjunjëzoi Evertonin

Skuadra e Arsenalit e hapi sezonin e ri të Premierligës angleze me fitore ndaj Wolverhampton (2-0), në të cilin skuadra nga Londra Veriore hyn me ambicie të larta.
“Topçinjtë” luajtën sipas planit dhe rolin kryesor e luajti dyshja sulmuese vrasëse Kai Havertz dhe Bukayo Saka, të cilët shënuan golat e fitores.
Goli i parë i Emirates erdhi në minutën e 25-të, kur Bukayo Saka luajti me Kai Havertz dhe gjermani kaloi në epërsi dhe pas disa rasteve rolet u përmbysën në minutën e 74-t kur Havertz luajti rolin e asistentit dhe Saka shënues.
Brighton gjithashtu fitoi tre pikë ku mposhti Evertonin në Goodison Park (3-0). Tre gola ranë në të dy pjesët, në pjesën e parë shënoi japonezi Mitoma në minutën e 26-të, më pas Welbeck shënoi në fillim të pjesës së dytë. Epilogun përfundimtar Adingra e vendosi para fundit.
Newcastle pati një fitore të vështirë në shtëpi ndaj Southampton (1-0), sepse luajti pothuajse të gjithë ndeshjen me një lojtar më pak. “Macpies” mbetën pa Shar në minutën e 28-të për shkak të një goditjeje të kundërshtarit dhe fitoren e solli Joelinton para përfundimit të pjesës së parë pas asistimit të Isaac .
Ndërkaq, Nottingham Forest barazoi para tifozëve të vet me Bournmouthin 1:1.