Arrihet marrëveshja përfundimare, Pierre Kalulu do t’i bashkohet Juventusit

Është realizuar marrëveshja përfundimtare, që qendërmbrojtësi i Milanit Pierre Kalulu, t’i bashkohet Juventusit si huazim me opsion blerjeje.

Kjo u konfirmua nga gazetari italian Fabrizio Romano, i cili ka dhënë edhe detaje rreth marrëveshjes.

“Marrëveshja u arrit pas shumë bisedimeve. Tarifa e kredisë do të jetë 3/4 milionë euro huazim plus 14 milionë me opsionin blerje, por jo e detyrueshme”, shkroi ai në X (ish-Twitter).

“Do të jenë edhe 3 milionë euro të tjera në formë bonusesh. Gjithashtu Milani do ta mbajë 10 për qind të kartonit nga shitja e ardhshme”, shtoi Romano.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *