February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 14, 2026

Arne Slot e pranon: Liverpool mori një leksion nga PSG

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka pranuar se skuadra e tij u dominua nga Paris Saint-Germain në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve. Edhe pse “The Reds” fituan 0-1 në Paris, holandezi e pranoi se fitorja ishte me fat dhe se PSG tregoi një nivel të lartë loje.

Në një intervistë për mediat, Slot vlerësoi intensitetin e skuadrës franceze dhe e cilësoi atë si një shembull për Liverpoolin:

“PSG dha një shembull të mirë sesi duhet të luajmë. Ata luajtën me një intensitet të jashtëzakonshëm kundër Lille dhe të njëjtën gjë bënë edhe kundër nesh. Nuk kam parë një nivel të tillë në ndeshjet tona këtë sezon.”

Trajneri holandez theksoi se Liverpool duhet të përmirësohet ndjeshëm për ndeshjen e kthimit, e cila zhvillohet të martën në “Anfield”.

“Nëse duam të kualifikohemi, duhet të rrisim nivelin tonë me 4, 5, 6 apo edhe 7 shkallë, krahasuar me ndeshjen kundër Southampton.”

Liverpool synon të mbrojë avantazhin minimal në një sfidë të vështirë kundër një PSG-je që ka treguar formë të shkëlqyer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *