Argjentina ka një plan, alarm tek Kroacia

Çdo gjë do të bëhej për të arritur në finalen e Kupës së Botës dhe ndoshta Argjentina ka një “plan të pisët” në mendje për ta vënë në praktikë kundër Kroacisë. Këtë e ka bërë të ditur gazeta sportive kroate “Sportske novosti”, e cila duket se ka zbuluar taktikën që do të përdorë kombëtarja e Messit për t’i shkatërruar nervat asaj që drejtohet nga trajneri Dalic. Sipas lajmeve, argjentinasit do të provokojnë disa lojtarë kroatë të konsideruar më të dobët dhe lehtësisht të kushtëzuar për t’i nervozuar, në mënyrë që në minutën e 60-të Seleccion të ketë epërsinë, ndoshta duke shfrytëzuar epërsinë numerike pas një kartoni të kuq.

Fyerjet, si “kam fjetur me gruan tënde” – raporton Sportske novosti –, apo sjellje të tjera strategjike do të zbatohen për të rritur tensionin dhe nervozizmin dhe për të fituar ndeshjen. Duket se tashmë janë caktuar “nxitësit” argjentinas që do të duhet ta bëjnë këtë, por emrat nuk dihen. Megjithatë, Dalic dhe Kroacia, vijon Sportske novosti, do të jenë në dijeni të “planit” dhe do të marrin masat e duhura. Finalja e Kupës së Botës është në pritje, çdo detaj do të jetë vendimtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *