Anglia fiton derbin ishullor, debuton me tri pikë trajneri i ri i “Tre Luanëve

Kombëtarja e Anglisë ka shënuar fitore në UEFA Nations League, pasi mposhti 2:0 Irlandën.
Qysh në pjesën e parë u vulos fati i këtij takimi.
Dy gola u realizuan në 45 minutat e para, ishte Declan Rice dhe Jack Grealish – dy ish-lojtarët e Irlandës që ia siguruan tri pikë “Tre Luanëve”.
Trajneri Carsley debutoi me fitore me Anglinë, pas shkarkimit të Gareth Southgate.
Kujtojmë që Anglia është në grup së bashku me: Irlandën, Finlandën dhe Greqinë.