Ancelotti: Nëse luajmë kështu ndaj Atletico Madridit kemi mbaruar

Real Madridi humbi nga Betisi në La Liga (1-2) dhe bëri një hap prapa në garën për titull, kurse trajneri Carlo Ancelotti komentoi pas ndeshjes dhe u shpreh i sinqertë se skuadra e tij ishte shumë më poshtë se niveli i kësaj ndeshjeje.
“Nëse luajmë kështu kundër Atleticos të martën, ne kemi mbaruar, kjo është më se e qartë, ne nuk do të fitojmë. Shpresoj që kjo të na zgjojë. Dukej sikur ishim të organizuar mirë ndonjëherë, por na mungonte ekzekutimi. E nisëm mirë, por nuk e mbajtëm ritmin, kishte dallim si në qasje ashtu edhe në përkushtim. Humbëm kontrollin ndaj një skuadre që luajti më mirë dhe e meritonte të fitonte. Kjo është një goditje e rëndë, duhet të reagojmë. Të humbasësh në këtë fazë është një gjë shumë e shtrenjtë, sepse rivalët tanë do të na ikin”, tha Ancelotti.
Real Madrid ka 54 pikë në La Liga dhe është në vendin e dytë, ndërsa Barcelona dhe Atletico Madridi do të luajnë sot dhe dhe nëse fitojnë do të krijojnë diferencë.