Ancelotti iu tregon derën katër lojtarëve të Real Madridit

Duhet të ketë ndonjë arsye pse Carlo Ancelotti, një trajner i ekuilibruar dhe që kërkon më të mirën për ekipin e tij, lë jashtë planeve të tij 4 nga 23 lojtarët e këtij sezoni. Odriozola, Vallejo, Mariano dhe Hazard kanë qenë thjesht spektatorë në një sezon, në të cilin “Los Blancos” kishin nevojë për të gjithë, që të përballonte një kalendar të çmendur.about:blank
Trajneri italian ka hequr dorë për disa arsye prej tyre, që ndoshta do t’i zbulojë një ditë, sepse ata janë lojtarë nën kontratë me Real Madridin. Drejtuesit e klubit kanë menduar se janë të denjë për fanellën e bardhë, ndërsa për Ancelottin, ata nuk vlejnë.
Katër futbollistë për të cilët Real Madridi bëri një investim prej 174.5 milionë euro, duke shtuar edhe çmimin që paguan për nënshkrimet e tyre. Dhe kjo i kushtonte afër 50 milionë euro bruto në vit, duke llogaritur pagat e tyre. Disa shifra që bien ndesh me rregullsinë ekonomike me të cilën Florentino Pérez menaxhon llogaritë e klubit.
Lojtarë që, nga ana tjetër kanë një nivel të mjaftueshëm futbollistik për të pasur më shumë mundësi sesa iu ka dhënë Ancelotti në një sezon vështirësish, në të cilin u përball me kaq shumë ndeshje radhazi, në gjashtë kompeticionet ku ka marrë pjesë.
Shuma e minutave të luajtura nga këto katër futbollistë nuk arrin në 735 minuta në 59 ndeshjet e deritanishme të Real Madridit, që përbën 1.54% të totalit. Lunin, zëvendësuesi i Courtois, është lojtari i pestë në skuadër që ka luajtur më pak, 1090 minuta, 355 më shumë se katër shokët e tij të skuadrës.
Odriozola dhe Vallejo mund të kenë një alibi në një linjë mbrojtëse plot konkurrencë me lojtarë të provuar, të cilët Ancelotti i ka përfshirë në rotacione. Vetëm krahu i majtë ka ngecur me dëmtimin e Mendy, por lojtari nga San Sebastiani ka pasur rivalë Carvajal dhe Lucas Vázquez përpara, në krahun e djathtë, ndërsa lojtari nga Zaragoza ka konkurruar me Alaba, Militao, Rudiger dhe Nacho për një pozicion qendror.
Roli i Hazard dhe Mariano është më i spikatur. Ancelotti ka pasur gjashtë sulmues me ta të përfshirë, për gjithë sezonin. Belgu mund të ketë një justifikim më të mirë me Vinicius dhe Rodrygo si konkurrencë, por realiteti është se asnjëri prej tyre nuk ka fituar më shumë mundësi me paraqitje diskrete në ato pak minuta që kanë luajtur.
Përmbledhja më domethënëse ofrohet nga numri i ndeshjeve që ka parë secili nga pankina, nga 59 sfida në total që Real Madrid ka luajtur këtë sezon:
Vallejo – 52 zëvendësime dhe 3 ndeshje i dëmtuar
Odriozola – 45 zëvendësime dhe 8 ndeshje në “infermieri”
Hazard – 40 zëvendësime dhe 8 ndeshje i dëmtuar.
Mariano – 38 zëvendësime dhe 9 ndeshje në “infermieri”.
Në fakt, Ancelotti iu tregon të katërve derën e daljes që nga korriku 2022, kur filloi sezoni. Pothuajse asnjëherë nuk është mbështetur tek ata, është kufizuar në dhënien e minutave thuajse nga detyrimi për përkatësinë në skuadër. As në Kupë, një turne në të cilin trajnerët iu japin mundësi zëvendësuesve, nuk i ka shfrytëzuar ato.
Ai gjithashtu po bën pa to në fund të sezonit, në të cilin pothuajse asgjë nuk është në rrezik, pasi u eliminuan nga Liga e Kampionëve, përveç të qenit i dyti në La Liga.