Amorim flet për Van Nistelrooy-n: Ai bëri një punë të shkëlqyer

LISBON, PORTUGAL - NOVEMBER 01: Head Coach Ruben Amorim of Sporting CP before the start of the Liga Portugal Betclic match between Sporting CP and CF Estrela da Amadora at Estadio Jose Alvalade on November 1, 2024 in Lisbon, Portugal. (Photo by Gualter Fatia/Getty Images)

Ruben Amorim, nga sot do të marrë drejtimin e Manchester Unitedit.

Amorim, do të zëvëndësojë holandezin Erik Ten Hag, i cili u shkarkua pas rezultateve të dobëta të “djajve të kuq”.

Portugezi, madje ka folur edhe për trajnerin e përkohshëm dhe njëkohësisht legjendën e klubit, Ruud Van Nistelrooy.

“Ruud van Nistelrooy është një legjendë e Man United. Ai bëri punë të shkëlqyer”. “A do të qëndrojë ai? Më duhet të flas me të në orët në vijim dhe më pas do t’i shpjegoj gjithçka. Le të presim”, tha Amorim.

Trajneri portugez, ndeshjen e parë si trajner i Unitedit do t’a ketë kundër Ipswich Town-in, me ndeshjen që do të zhvillohet, më 25 nëntor, pas ndeshjeve ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *