Amir Rrahmani në formacionin e javës në UEFA Nations League

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, është futur në formacionin e javës në UEFA Nations League.
Rrahmani shënoi një gol tejet të bukur në fitoren e “dardanëve” 3:0 ndaj Qipros.
Sipas faqes së njohur, Sofascore – Rrahmani është vlerësuar me notën 8.4 dhe është futur në 11-shen më të mirë.
Në këtë formacion është futur edhe Isnik Alimi, lojtari shqiptar i Maqedonisë së Veriut, me notën 8.8.
Futbollisti me notën më të madhe në këtë formacion është mesfushori suedes, Sebastian Nanasi (9.1).