May 2025
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  
May 5, 2025

Ambasadori Rohde pret përzgjedhësin e ri të Kosovës, Franco Foda

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka pritur sot në Ambasadë, trajnerin e ri të Kombëtares së Kosovës, Franco Foda dhe ekipin e tij!

“Duke pasur në mendje pasionin e tij për futbollin, Ambasadori dhe trajneri Foda diskutuan për sfidat aktuale dhe perspektivat e kombëtares kosovare. Është e qartë se ambiciet janë të larta dhe të gjithë duam ta shohim ekipin e Kosovës si pjesëmarrës në turnetë e ardhshme ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Ambasadës gjermane.

Krahas sekretarit të përgjithshëm të FFK-së Markus Weidner, ekipi i ri i trajnerëve theksoi angazhimin e fortë gjerman në Federatën e Futbollit të Kosovës thuhet tutje në njoftimin e ambasadës në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *