Allegri: Humbje më se e merituar

Juventus është larguar nga stadiumi Maradona i Napoli-t me një shije shumë të hidhur në gojë. Bardhezinjtë e Allegri-t, në fakt, janë mundur 5-1 nga skuadra e Spalletti-t.
A është kjo një nga humbjet më të dhimbshme qëkur drejton Juventus-in? Kjo është një nga pyetjet që i janë drejtuar Massimiliano Allegri-t, pas ndeshjes.
Kjo ka qenë përgjigjja e trajnerit për DAZN: “Humbjet janë gjithmonë të rënda dhe kjo e kësaj mbrëmje është e merituar, më shumë se e merituar.
“Jemi paraqitur në këtë ndeshje me më pak energji se kundërshtari. Tani nuk duhet të demoralizohemi: vinim nga tetë fitore radhazi dhe duhet të kthehemi në rrugën e duhur duke filluar nga Kupa e Italisë”.
Juventus do të kthehet në fushë të enjten e ardhshme më 19 janar. Torinezët do të presin në shtëpi Monza-n në një ndeshje të vlefshme për 1/8-at e Kupës së Italisë.