February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 14, 2026

Albian Hajdari vendos të luajë me Kosovën

Kombëtarja e Kosovës ka fituar një zemër të re në fushë dhe një muri të ri në mbrojtje.

Qendërmbrojtësi i talentuar i Hoffenheim-it, Albian Hajdari, ka marrë vendimin e madh për t’u bashkuar me fanellën dardane.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale, ka zyrtarizuar ardhjen e Hajdarit në kombëtaren dardane.

“Albiani iu bashkua rrënjëve të tij, duke u kthyer në shtëpinë e tij, Kosovën. Hajdari, i rritur në futbollin zviceran e me një karrierë premtuese në Bundesligë, tani ka zgjedhur që të shkruajë historinë e tij me fanellën dardane. Vendimi i tij është një mesazh i qartë: Kosova është foleja e ngrohtë dhe zemra gjithmonë rreh më fort për atdheun. Mirë se vjen, Albian! Kosova është më e fortë me ty!”, ka shkruar Ademi. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *