Ajax ndryshon logon e tyre nga sezoni i ardhshëm

Logoja klasike e Ajax-it do të kthehet zyrtarisht si emblema e klubit duke filluar nga sezoni 2025/2026.

Gjigandi holandez, po ashtu do të festojë edhe 125-vjetorin e themelimit të klubit dhe logoja e vjetër do të rikthehet nga qershori i vitit të ardhshëm.

CEO i skuadrës Menno Geelen shpjegoi rikthimin e logos klasike:

“Ajax do të festojë 125 vjetorin e tij më 18 mars. Festimet do të përfshijnë shpalljen e kthimit të logos klasike. Ne e dimë që shumica e tifozëve tanë e kanë përzemër këtë dëshirë për vite me rradhë. , dhe ne ndjemë se përvjetori ynë i 125-të ishte momenti i përsosur për t’i kthyer logon klasike fansave tanë dhe vetes”,- u shpreh Geelen.

Po ashtu vlen të theksohet se sot do të përballen legjendat e Ajaxit kundër legjendave të Real Madridit, me ndeshjen që zhvillohet sot në orën 15:30.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *