Agim Ademi viziton klubet e Superligës në Antalya

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka realizuar një vizitë në klubet e Superligës që po zhvillojnë fazën përgatitore për stinorin pranveror në Antalya të Turqisë. Gjatë këtyre vizitave, Ademi ka pasur mundësinë të takojë drejtuesit dhe stafin e klubeve, duke i përgëzuar ata për përkushtimin dhe angazhimin maksimal që po tregojnë për t’i mundësuar futbollistëve të tyre kushte optimale për përgatitje.
Në këtë tur, presidenti Ademi vizitoi ekipet FC Ballkani, FC Suhareka, SC Gjilani, FC Malisheva, FC Drita, FC Prishtina, si dhe klubin shqiptar nga Diaspora, Kosova Dyzeldorf.
“FFK do të vazhdojë të jetë përkrah klubeve dhe do të përkujdeset për një ecuri sa më të mbarë të kampionatit. Dhe me një vizion të qartë për zhvillimin e futbollit tonë”, ka shkruar Ademi.