February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 13, 2026

Presidenti Agim Ademi mysafir i Hoffenheimit, shpreson t’i shohë pesë yjet e Bundesligës në fanellën e Kosovës

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka qenë sot mysafir i klubit gjerman Hoffenheim, në ndeshjen kundër Heidenheim në Bundesligë, në të cilën Fisnik Asllani realizoi gol.

Kjo ndeshje ishte e veçantë për futbollin kosovar, pasi në formacionet startuese të dy ekipeve u paraqitën plot pesë futbollistë me origjinë nga Kosova.

Për Hoffenheimin luajtën Asllani, Hajdari dhe Abdullahu, ndërsa për Heidenheimin ishin në fushë portieri Diant Ramaj dhe Arijon Ibrahimovic.

“Vërtet ishte kënaqësi t’i shihje pesë futbollistë kosovarë në dy ekipe të Bundesligës. Uroj që shumë shpejt t’i shohim të gjithë me të njëjtën uniformë”, ka shkruar presidenti Agim Ademi, duke iu referuar Kombëtares së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *