February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 13, 2026

Afrim Tovërlani lirohet nga detyra, Hekuran Kryeziu merr drejtimin e Kombëtares U21

Federata e Futbollit e Kosovës ka konfirmuar sot se përzgjedhësi i deritanishëm i Kombëtares U21, Afrim Tovërlani, është liruar nga detyra me kërkesë të tij dhe me marrëveshje të dyanshme, për t’u angazhuar si kryetrajner te FC Prishtina.

“FFK i shpreh falënderimet më të sinqerta Tovërlanit për punën e palodhshme dhe korrektësinë profesionale gjatë viteve të angazhimit në Kombëtaren U21, duke kontribuar në zhvillimin e lojtarëve të rinj dhe forcimin e ekipit”, thuhet në njoftim.

Nga tani, përgjegjësinë e përzgjedhësit të Kombëtares U21 do ta marrë Hekuran Kryeziu, i cili deri më tani ka qenë ndihmëstrajner i Tovërlanit.

“Kryeziu, me një karrierë të bujshme si futbollist, si në nivel klubesh, por po ashtu edhe me fanellën e Kombëtares dardane, do të vazhdojë punën bashkë me pjesën tjetër të stafit të trajnerëve, me synimin e vazhdimësisë së rezultateve pozitive dhe stabilitetit në ekipin kombëtar U21”, thuhet tutje në njoftimin e FFK-së.

Federata u ka uruar sukses të dy trajnerëve në sfidat e tyre të reja, teksa ka thënë se do të vazhdojë të ndjekë frymën e profesionalizmit dhe afrimit të ish-futbollistëve të Kombëtares në detyra të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *