Ademi uron futbollistet dardane për promovim në Ligën B

Numri një i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka përgëzuar Kosovën në konkurrencën e femrave për suksesin e arritur.

Dardanet kanë mposhtur sot Bullgarinë në ndeshjen e vendimtare duke siguruar kështu inkuadrimin në Ligën B në Nations League.

Postimi i plotë i Agim Ademit:

Dardanet promovohen në Ligën B në UEFA Womens Nations League

Futbollistet e Kosovës patën një tjetër paraqitje të shkëlqyeshme në kuadër të Grupit 5 në Ligën C, duke e mposhtur Bullgarinë në ndeshjen vendimtare për promovim në Ligën B, me rezultat 5:1, në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Përgëzoj futbollistet dhe stafin në krye me përzgjedhësen Anneli Andersen për këtë sukses dhe për përkushtimin e madh gjatë ndeshjeve të kësaj gare.

Kjo është një arritje e madhe e futbollit të femrave dhe dëshmon punën e mirë që është bërë vitet e fundit.
Krenar me Ju Dardane!
Forca Kosovë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *