Ademi takon Leon Avdullahun – a do t’i bashkohet Kosovës?

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka zhvilluar një takim të veçantë në Bazel me futbollistin e talentuar Leon Avdullahu, i cili këtë vit ka shkëlqyer me ekipin e FC Basel duke fituar titullin kampion dhe tashmë ka siguruar transferimin në Hoffenheim të Gjermanisë.
Ademi e ka ndarë këtë takim përmes një postimi në rrjetet sociale, dule lënë të kuptohet se Avdullahu është shumë pranë përfaqësimit të Kosovës.
“Një kafe në Bazel me yllin e futbollit, Leon Avdullahu. E urova për titullin e fituar me Bazelin dhe transferimin në Hoffenheim,” ka shkruar Ademi.
Ky takim vjen në kohën kur FFK po vazhdon përpjekjet për të përfshirë sa më shumë talentë të rritur në diasporë në Kombëtaren e Kosovës, sidomos ata që po shkëlqejnë në akademitë më të njohura evropiane.
Respekt për punën e shkëlqyeshme të kreut të FFK-së në forcimin e mëtejmë të Kombëtares para kualifikimeve për Botërorin 2026