Ademi: Stadiumi “Fadil Vokrri”, vendi i krenarisë së qytetit dhe i gjithë Kosovës

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi është ndjerë i lumtur më pamjen e re të stadiumit “Fadil Vokrri”, aty ku Kombëtarja e Kosovës në shtator nis rrugëtimin në Ligën e Kombeve.

Të kujtojmë se këtë vit u intervenua në riparimin e plotë të fushës së stadiumit, I cili tashmë ka marrë një pamje shumë të mirë dhe duket në gjendje spektakolare e cila shpresohet se do të sjellë edhe fat për djelmoshat e Kombëtares së Kosovës.

“Pamje të drejtpërdrejta nga stadiumi “Fadil Vokrri”, vendi i krenarisë së qytetit dhe i gjithë Kosovës. Kjo arenë sportive, e shndërruar në fushë hibride, është një mrekulli që përfaqëson ëndrrat, përkushtimin dhe fuqinë e popullit tonë. Sot, çdo ndeshje në këtë stadium është dëshmi e rritjes sonë, duke u bërë simbol i pasionit për futbollin. Krenar që e kemi në zemër të Prishtinës. Vazhdojmë me krenari dhe përgjegjësi”, ka shkruar kreu i FFK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *