Ademi përkrah njeriut të parë të FIFA-s: Jam mirënjohës ndaj presidentit Infantino për respektin dhe vlerësimin që ka për mua dhe për FFK-në
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili ndodhet në Paris për gala mbrëmjen e ndarjes së çmimeve për më të mirët e vitit “The Best FIFA Football Aëards 2022”, sot është pritur nga kreu i FIFA-s, Gianni Infantino.
Numri një i futbollit tonë përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale, ka thënë së çdo takim me presidentin Infantino është mundësi e mirë për të biseduar për zhvillimin e futbollit.
Sipas Ademit, në këtë takim është shprehur dëshira për të ndihmuar zhvillimin e futbollit kosovar me projekte të përbashkëta.
