Ademi pas homazheve në Prekaz: Rezistenca dhe sakrifica e Familjes Jashari, gurthemel i lirisë sonë

Rezistenca dhe sakrifica sublime e Familjes Jashari dhe e gjithë dëshmorëve tanë është gurthemeli i lirisë që ne sot e gëzojmë. Kështu ka shkruar presidenti i FFK-së, Agim Ademi në rrjetet sociale pas homazheve që ka bërë në Prekaz, së bashku me delegacionin e FFK-së.

“Në shenjë nderimi dhe respekti të përjetshëm, bashkë me delegacionin e Federatës së Futbollit të Kosovës sot bëmë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në kuadër të shënimit të 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Si popull, por edhe si komunitet i futbollit, e kemi obligim moral të kujtojmë dhe të nderojmë në vazhdimësi me pietet ata që na mundësuan të jetojmë të lirë e në një shtet sovran. Lavdi e përjetshme Komandantit Legjendar, Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar kreu i futbollit kosovar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *