Ademi në Tiranë me Dukën: Presidenti Duka dhe FSHF-ja po udhëheqin rrugën drejt zgjidhjes së sfidave

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka qëndruar në Tiranë, ku ka marrë pjesë në eventin e Strategjisë së Qëndrueshmërisë “Ndërtimi i Urave Lidhëse përmes Futbollit” të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Postimi i plotë i Agim Ademit në rrjetet sociale:
Kisha nderin që me ftesë të presidentit Armand Duka të isha pjesë e eventit të Strategjisë së Qëndrueshmërisë “Ndërtimi i Urave Lidhëse përmes Futbollit” të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Presidenti Duka dhe FSHF-ja po udhëheqin rrugën drejt zgjidhjes së sfidave të futbollit në Shqipëri, duke u fokusuar në bashkëpunimin me të gjithë aktorët e fushës.
Faleminderit presidentit Duka për ftesën dhe për mbështetjen e tij të vazhdueshme.
Bashkë Për Futbollin!